Site icon Telegrafi

Reformat sociale mund t’i rrisin pensionet, por pensionistët s’pajtohen me këtë skemë (Video)

Rreth 20 milionë euro brenda një viti pritet t’i kursejë Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, nëse arrin t’i zbatojë reformat e nisura në fillim të vitit.

Ministri i kësaj ministrie, Arban Abrashi, është i bindur se më mirë do të jetë që këto miliona të shfrytëzohen për skema të tjera sociale, sesa të merren nga ata që realisht nuk kanë nevojë, raporton KTV.

Abrashi thotë se janë duke hartuar dokumentacionin, i cili edhe do të verifikojë se kujt do të mund t’i takojë ky lloj pensioni.

Për këtë, Ministria është në bashkëpunim edhe me shtetin e Zvicrës e nga këto reforma Abrashi është i bindur se do të mund të kursejë 10 deri në 18 milionë euro, të cilat pastaj mund t’i shfrytëzojë për t’i rritur pensionet.

Por, pensionistët nuk pajtohen që pensionet e tyre të rriten në këtë formë, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, rreth tre milionë euro Ministria pritet të kursejë falë një fushate që ka pasur si qëllim identifikimin e të punësuarve joformalë, apo pa kontrata pune, pasi që një pjesë e këtyre të punësuarve po ashtu kanë qenë shfrytëzues të asistencës sociale.

ARDIANA SKEMAT PENSIONALE 26 06 from Koha.net on Vimeo.

Exit mobile version