Telegrafi

Reece James siguron tifozët e Chelseat mes interesimit të Real Madridit dhe Man Cityt

Mbrojtësi anglez, Reece James këmbëngul se e sheh të ardhmen e tij me Chelsean, pavarësisht se është lidhur me një transferim te Real Madridi.

James po ndiqet nga Real Madridi dhe Manchester City teksa pret që Chelsea të hapë bisedimet për kontratë të re.

22-vjeçari ka një marrëveshje deri në vitin 2025 edhe pse është ndër më të paguarit brenda skuadrës së parë.

Lexo po ashtu Real Madridi e vendos mbrojtësin Reece James në listën e dëshirave

Anglezi ka folur për kohën e tij me Blutë dhe situatën e tij, teksa ka thënë se nuk ka interes të largohet nga Stamford Bridge.

“Të qëndroj në Chelsea për një kohë të gjatë, kjo është diçka që dua”, ka thënë fillimisht James për BBC Sport.

“Jam rritur si tifoz i Chelseat dhe kam bërë emër këtu, në klubin që kam mbështetur gjithmonë” .

“Nuk e kuptoj pse diçka do të ndryshonte. Unë luaj për Chelsean tani dhe më pëlqen”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/