Glen Johnson ka thënë se Reece James është mbrojtës më i mirë se Trent Alexander-Arnold dhe insiston se ai duhet të jetë zgjedhja e parë për te kombëtarja e Anglisë.
Anëtari i Liverpoolit është bërë një lojtar i rëndësishëm për skemat e Jurgen Kloppit, gjersa konsiderohet si njëri ndër më të mirët në botë në pozitën e tij.
Në anën tjetër, lojtari i Chelseat nën urdhrat e Frank Lampardit ka arritur të shpërthejë në skuadrën e parë dhe po tregon talentin e tij, derisa është ftuar edhe nga Gareth Southgate.
Ish-anëtari i Liverpoolit, Johnson beson se James është më i shpejtë dhe më i fuqishëm se Alexander-Arnold.
“Kjo pyetje varet se edhe kundër kujt luan, por mendoj se Reece James është mbrojtës më i mirë. Mendoj se ai është më i shpejtë dhe më i fuqishëm”, ka thënë ai.
“Trent është shumë i mirë me top, ai është një futbollist i shkëlqyer dhe është shumë i mençur në krijimin e aksioneve”.
“Në statistikat e përgjithshme, James do të dilte përpara Trent edhe pse secili nga ne kemi shijet tona”, ka shtuar më tej Johnson. /Telegrafi/