Telegrafi

Red Bull Racing do të hyjë në tregun e automobilave rrugorë

Zyrtarët e kompanisë Red Bull Racing kanë pranuar se janë duke e analizuar mundësinë e konstruktimit të një veture të thjeshtë për rrugë.

Në një intervistë për Autocar, Christian Horner nga kompania ka thënë se ata po mendojnë të sjellin një veturë rruge dhe besojnë se tashmë stafi i dedikuar për dizajn veçse ka nisur punët, transmeton koha.net.

Ideja që RBR të kalonte “jashtë garave të Formula 1” për t’u futur në tregun e automobilave rrugorë kishte qarkulluar edhe në vitin 2013, kur Horner kishte pranuar se ka në plan ta fuqizojë brendin duke krijuar vetura të thjeshta.

Sipas raportimeve, Red Bulli do të bashkëpunojë me Infinitin në projektin e ri.