Site icon Telegrafi

Rebelohet Van Dijk, ia kumton Southamptonit vendimin për largim dhe stërvit i vetëm  

Virgil van Dijk është dërguar për të stërvitur i vetëm nga menaxheri Mauricio Pellegrino pasi ka thënë se dëshiron të largohet nga Southamptoni.

Liverpooli ishte duke udhëhequr garën për të nënshkruar me mbrojtësin, i cili gjithashtu tërhoqi vëmendjen nga Manchester City, Arsenali dhe Chelsea.

Lexo po ashtu Arsenali sfidon gjithë rivalët me ofertën në drejtim të Van Dijk

Ndërkohë, mbrojtësi i Holandës është shprehur se ka vendosur të kalojë në Anfield Road dhe po kërkon të detyrojë një largim, duke e detyruar trajnerin e tij të largohet nga përgatitjet e para të sezonit.

“Djaloshi tha se nuk është në dispozicion për të luajtur, sepse ai dëshiron të largohet. Ky është vendimi i tij”, ka thënë fillimisht Pellegrino për 26-vjeçarin.

Lexo po ashtu Van Dijk ia konfirmon tifozit shqiptar kalimin te Liverpooli (Foto/Video)

“Më duhej t’i thosha se nëse nuk dëshiron të përfshihesh, sepse nuk ndihesh mirë, atëherë duhet të stërvitesh vetëm derisa të ndodhë kjo periudhë kohore”.

“Marrëdhënia ime me Virgil është e shkëlqyer. Isha i qartë me djaloshin, dhe unë po flisja që nga dita e parë me të”, përfundoi trajneri i Southamptonit. /Telegrafi/

Exit mobile version