Site icon Telegrafi

Rebelët rusë “evakuojnë” civilët nga lindja e Ukrainës – propagandojnë se ushtria ukrainase do të sulmojë Donbasin

Një udhëheqës separatist në Ukrainën lindore ka njoftuar evakuimin e civilëve në Rusi mes tensioneve në rritje.

Denish Pushilin, kreu i qeverisë separatiste në rajonin e Donetskut, tha në një deklaratë të premten se gratë, fëmijët dhe të moshuarit do të evakuohen fillimisht dhe se Rusia ka përgatitur objektet e nevojshme për t’i akomoduar ata.

Masa vjen në kohën kur përgjatë vijës “kufitare” midis forcave të qeverisë ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia në ditët e fundit nxiti frikën perëndimore se Moska mund ta përdorte atë si një pretekst për një pushtim. Konflikti separatist në Ukrainën lindore shpërtheu në vitin 2014 dhe ka vrarë mbi 14 mijë njerëz.

Rusia njoftoi stërvitje masive bërthamore ndërsa udhëheqësit perëndimorë po mundohen të gjejnë mënyra për të shmangur një luftë të re në Evropë mes tensioneve në rritje Lindje-Perëndim, pas paralajmërimeve jashtëzakonisht të tmerrshme të SHBA-së se Moska mund të urdhërojë një pushtim të Ukrainës, raporton ap.

Shqetësimet e menjëhershme u përqendruan në vijat e paqëndrueshme të frontit të Ukrainës lindore, ku së fundi separatistët sulmuan një kopsht të fëmijëve në Luhanski dhe komunikimi bazë u ndërpre.

Zyrtarët perëndimorë, të përqendruar në rreth 150 mijë trupa ruse të vendosura rreth kufijve të Ukrainës, kanë frikë se lufta mund të fillojë në çdo moment. /Telegrafi/

https://twitter.com/CNNSitRoom/status/1494455983090933762

Exit mobile version