Telegrafi

Realit i ka kushtuar 216 milionë euro më shtrenjtë skuadra finaliste sesa ajo e Juventusit (Foto)

Real Madridi dhe Juventusi do të luajnë në finalen e madhe të Cardiffit.

Gjiganti spanjoll dhe ai italian do t’i masin forcat mes vete në finalen e “Championsit”, e cila zhvillohet në Cardiff dhe fillon nga ora 20:45.

Pas shumë statistikave, kontradiktave dhe gjërave që kanë dal për këtë ndeshjes, tani radha i ka ardhur edhe vlerës së përgjithshme të futbollistëve të transferuar nga dy skuadrat e mëdha.

Portali sportiv ‘Goal.com’, iu ka kushtuar një artikull të dy skuadrave në lidhje me shpenzimet që kanë bërë për t’i afruar futbollistët që sot kanë në gjirin e tyre.

Sipas këtij artikull del se “Mbretërve” iu ka kushtuar plot 200 milionë euro më shumë për ta ndërtuar skuadrës sesa Juventusit.

Thënë në numra, Reali ka shpenzuar 638 milionë euro, kundrejt 422 milionëve të shpenzuara nga Zonja e Vjetër. /Telegrafi/