Telegrafi

Reali vë në shitje Kovacicin për të blerë Mbappen

Real Madridi e ka ofruar Mateo Kovacicin në shitje te Tottenhami për të financuar transferimin e Kylian Mbappe.

London Evening Standard pohon se Spurs janë të interesuar për lojtarin, por problem mbetet çmimi.

Real Madridi raportohet se është involvuar në një luftë me Arsenalin dhe PSG për Mbappen, i cili pritet që të kushtojë një shumë rekorde transferuese.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Në ndërkohë Kovacic ka vetëm 19 ndeshje këtë sezon dhe pritet që të jetë një rezervist me kalimin e Ceballos prej Betisit.

Kovacici ka fituar trofe me Realin, por nuk ka qenë asnjëherë baza e mesfushës nën drejtimin e Zinedine Zidanes. /Telegrafi/