Telegrafi

Reali vazhdon të insistojë për Icardin, ky i fundit thotë: Je arkitekt i fatit tënd

Real Madridi po vazhdon që të këmbëngulë për transferimin e Mauro Icardit.

Merengezët po lidhen shumë me sulmuesin argjnetinas, i cili ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh e cila parashikohet të bëhet aktive gjatë verës.

Teksa Nerazzurët dëshirojnë të ofrojnë një kontratë të re me pagë më të lartë dhe klauzolë mët ë lartë, Corriere dello Sport beson se gjiganti spanjoll tashmë ka afërsinë me lojtarin.

Icardi është njëri nga sulmuesit më të fortë në botë në qarkullim (Getty Images)

Në klimën aktuale klauzola e Icardit nuk është pengesë e madhe për Realin, pasi tashmë Los Blancos duan një transferim “galaktik” në verë pasi dështuan në luftën për titull në La Liga.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Nerazzurët do të takohen me Icardin dhe agjenten e tij, Wandën, muajin e ardhshëm pë të diskutuar për një kontratë të re.

Pas publikimit të këtyre spekulimeve, vet Icardi ka postuar në Instagram një foto ku ka aluduar për të ardhmen e tij.

“Asnjëherë mos harro se je arkitekt i fatit tënd”, u shpreh Icardi në këtë postim.

Argjentinasi është aktualisht kapiten i Interit dhe në të kaluarën ka momente kur është përplasur me tifozët zikaltër. /Telegrafi/