Telegrafi

Reali vazhdon interesimin për Hazardin  

Eden Hazard mbetet prioriteti kryesor i Real Madridit në afatin kalimtar veror.

Mesfushori me tipare sulmuese, Hazard, është një emër i nxehtë në afatin kalimtar veror të transferimeve, edhe pse Chelsea e sheh si të pa-shitshëm.

Megjithatë, sipas OK Diario, Real Madridi mbetet i etur në yllin e Chelseat pavarësisht asaj se Blutë nuk e kanë ndërmend të shesin.

Reprezentuesi i Belgjikës po punon tani për të kaluar një dëmtim në kyçin e këmbës, por Los Blancos e shohin atë si zëvendësim perfekt për largimin e James Rodriguez.

Ndryshe, Reali është vënë edhe pas talentit të Monacos, Kylian Mbappe, ndërsa flitet edhe për një largim të mundshëm të Gareth Bale. /Telegrafi/