Telegrafi

Reali do të tentojë edhe gjatë verës për Kane, në ofertë përfshihet edhe Modric

Real Madridi janë të gatshëm ta përfshijnë mesfushori kroat, Luka Modric, në ofertën e drejtuar Tottenhamit për Harry Kane.

Mbretërit ishin ekipi i vetëm i madh në Evropë që nuk afruan asnjë futbollistë gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Tifozët u irrituan tej mase pasi Reali ishte lidhur hiç më pak se me 40 futbollistë këtë afat kalimtar dhe në fund nuk transferuan asnjë.

Njëri nga më të dëshiruarit nga klubi mbretëror është Harry Kane, i cili sipas Don Balon do të tentohet përsëri në verë, ku Reali do të përfshijë Modricin në ofertën e tyre.

Kane dhe Modric gjatë një dueli në ndeshjen e Ligës së Kampionëve (Getty Images)

Por, ky medium raporto se duket e pamundur që Spursat të argëtojnë një marrëveshje të tillë.

Modric ishte njëri nga të preferuar e tifozëve gjatë qëndrimit të tij katërvjeçar në veri të Londrës, por udhëheqësi kroat i lojës është tani 32-vjeçar dhe në fazat e fundit të karrierës së tij.

Real ka një sezon tronditës në La Liga – pavarësisht sigurimit të titullit dhe lavdisë së Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar – dhe një rishikim i madh pritet në verë.

Emra si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema priten të largohen nga klubi për t’iu bërë vend transferimeve të reja. /Telegrafi/