Telegrafi

Reali i hapur për shitjen e Danilos

Raportet e mediave italiane sugjerojnë se Real Madridi është i gatshëm të shesë Danilon, kështu që Juventusi mund ta transferojë atë për 20 milionë euro.

Bardhezinjtë kanë nevojë për një mbrojtës të djathtë, pasi Dani Alves ka shkëputur kontratën e tij dhe pritet të bashkohet me Manchester Cityn.

Lexo po ashtu  Zyrtare: Dani Alves shkëput kontratën me Juven, tani është lojtar i lirë

Danilo është shfaqur si objektivi kryesor i tyre në ditët e fundit, por nuk ishte e qartë nëse Los Merengues do të ishin të gatshëm ta shesin atë.

Tani Premium Sport raporton se Reali ka thënë se janë të hapur për një shitje dhe një marrëveshje mund të mbyllet për shifrën prej 20 milionë eurove.

Lexo po ashtu Përfaqësuesi i Danilos viziton Juven

Mediumi italian gjithashtu thekson se mbërritja e brazilianit mund të bindë edhe Alex Sandron të qëndrojë te Zonja e Vjetër, pasi ata ishin shokë të mirë në Porto dhe kombëtaren e Brazilit.

Përveç kësaj, Sky raporton se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici u takua sot (e enjte) me një ndërmjetës të Danilos. /Telegrafi/