Telegrafi

Reali do të bëjë një ofertë të re për Hazardin

Real Madrid synon të provojë vendosmërinë e Chelseat për Eden Hazardit para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

E përditshmja britanike The Mirror shkruan se The Blues janë duke këmbëngulur se belgu nuk është në shitje për asnjë çmim.

Por kjo nuk mund të pengojë kampionët evropianë, të cilët janë nën presion për të bërë një nënshkrim të madh pas shitjes së Cristiano Ronaldos në Juventus.

Realisht, interesi i Real Madridit është pjesë e një plani afatgjatë që lidhet me Hazardin.

Ata duan të provojnë se sa shumë e duan atë dhe e duan si një Galaktik të ardhshëm, ku do të ishte partner i sulmit me Gareth Balen.

Hazard është në dy vitet e fundit të kontratës dhe nuk ka gjasa të bjerë dakord që të vazhdojë kontratën me Chelsean.

Blues po e shtyjnë Hazardin të nënshkruajë marrëveshje të re duke i ofrua pagë mujore që kap shifrat e 1.36 milionë eurove. /Telegrafi/