Site icon Telegrafi

Reali takim me agjentët e Gvardiol, problem mbetet çmimi i lartë që kërkon Leipzig

Josko Gvardiol vazhdon të jetë një nga mbrojtësit më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Qendërmbrojtësi kroat ka bërë për vete top klubet evropiane dhe gjasat që ai të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit janë shumë të mëdha.

Chelsea, Bayern Munich, Manchester United, Manchester City dhe Real Madrid janë top klubet evropiane që duan transferimin e kroatit.

E në 15 ditët e fundit përfaqësuesit e kroatit janë takuar dy herë me drejtuesit e Real Madridit, duke i dhënë përgjigje pozitive.

Në fakt Gvardiol është i hapur për të kaluar si te Reali ashtu edhe te Chelsea apo ndonjë skuadër tjetër e lartpërmendur, pasi dëshiron një hap para në karrierën e tij.

Problemi vazhdon të mbetet te çmimi i lartë i kroatit, pasi Leipzig nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat nën 120 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre.

20-vjeçari është i hapur për tu larguar qysh në janar nga Leipzig dhe tani i mbetet vetëm klubeve të interesuara për të ta bindin klubin gjerman me ofertën më të mirë.

Gvardiol ka një vit e gjysmë që është pjesë e Leipzig, kur në verën e vitit 2021 iu bashkua skuadrës gjermane nga Dinamo Zagreb për shumën e 19 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version