Telegrafi

“Reali ta thyej rekordin e transferimeve për Hazardin”

(Getty Images)

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka thënë nuk do të ishte ndonjë problem i madh nëse mbretërit do ta thyenin rekordin e transferimeve me Eden Hazardin.

Calderon beson se është Hazard ai që duhet të vendos se a dëshiron të qëndrojë në Stamford Bridge apo të kaloj në Santiago Bernabeu.

“Chelsea nuk janë klub që shesin lojtar, pra nuk do të jetë e lehtë, por gjithmonë qëndrojnë në mes dëshirat e lojtarëve”.

“Nëse ai dëshiron të largohet, mund ta bëjë”.

“Ka të bëjë vetëm me lojtarin. Lojtari duhet të thotë,  ‘Dua të largohem drejt Real Madridit, dhe në këtë moment mund të fillojnë negociatat”.

“Chelsea do të kërkojë shumë para, mendoj se kjo do të jetë situata në fund të sezonit”.

“Chelsea do të kërkoj të paguhet lojtari sipas çmimeve të fundit në afatin kalimtar si ato të (Cristiano) Ronaldos, (Gareth) Bale dhe (Paul) Pogba – diku rreth 100 milionë euro”, ka thënë Calderon për talkSPORT.  /Telegrafi/