Site icon Telegrafi

Reali siguron shërbimet e talentit që krahasohet me Agueron

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Cerro Porteno për sulmuesin Sergio Diaz, i cili e ka nofkën “Kun” si argjentinasi Sergio Aguero – raporton La Nacion.

Los Blancos thuhet të kenë shpenzuar rreth pesë milionë euro për lojtarin 18 vjeçar, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Klikoni për të gjitha të rejat nga TRANSFERIMET

Sipas La Nacion, paraguaiani do të bashkohet me ekipin e të rinjve të Madridit, për të fituar përvojën e nevojshme dhe pastaj do të tentojë të futet në ekipin e parë.

Liverpooli dhe Roma kanë qenë dy klubet tjera të interesuara për Diaz. /Telegrafi/

Exit mobile version