David De Geas nuk i është ofruar ende një kontratë e re nga Manchester Unitedi, dhe spekulimet po e lidhin atë me një lëvizje në Real Madrid gjatë verës.
Portieri spanjoll e ka vendosur veten si një nga portierët kryesorë në botë dhe është një lojtar kyç për ekipin e Jose Mourinhos.
Megjithatë, sipas Yahoo Sport, 27-vjeçari dhe agjenti i tij Jorge Mendes ende nuk kanë marrë një përmirësim në marrëveshjen e tij të tanishme në Old Trafford.
De Gea dhe përfaqësuesit e tij janë duke kërkuar që klubi të ofrojë një marrëveshje të përmirësuar për shkak të formës së tij të mirë për klubin këtë sezon.
Portieri numër një i kombëtares spanjolle nënshkroi një marrëveshje të re me Djajtë e Kuq nën kohën e drejtimit të klubit nga Louis Van Gaal.
Atij i kanë mbetur vetëm edhe 16 muaj në marrëveshjen e tij të tanishme edhe pse United ka një mundësi për të zgjeruar atë me një vit tjetër deri në verën e vitit 2020.
Ai gati u transferua në Real Madrid në vitin 2015, megjithatë marrëveshja u pezullua në minutën e fundit për shkak të një makine faksi të gabuar, por Mbretërit vazhdojnë të shpresojnë transferimin e tij pasi ende nuk ka një marrëveshje rinovimi. /Telegrafi/