Mbrojtësi i Portos, Eder Militao, është lojtari i fundit që e gjen vetën në radarin e Real Madridit teksa ai vazhdon të impresionojë të gjithë me paraqitjet e tij te skuadra portugeze.
Braziliani krahasohet me Pepen për guximin, sitlin e lojës dhe leximin e lojës.
Edhe pse erdhi në verën e fundit, ish-lojtari i San Paolos ia ka arritur të gjejë vetën mirë në formacionin startues.
Sipas Marcas lojtari është vëzhguar disa herë në javët e fundit nga Los Blacos dhe është pëlqyer nga zyrtarët e klubit spanjoll.
Porto shpreson të fitojë rreth 50 milionë euro nga një transferim i mundshëm, por kjo shifër pritet të kontestohet nga Reali.
Militao ka debutuar me Përfaqësuesen e Brazilit në shtatorin e 2018, që deri më tani është paraqitja e vetme.
Emri i 20-vjeçarit në të kaluarën ishte lakuar edhe për një interesim të mundshëm të Manchester Unitedit dhe Liverpoolit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=p3gzt45ZtYA