Telegrafi

Reali sfidon Barcelonën për talentin brazilian

Real Madridi ka filluar të bëjë ofensivë për të siguruar shërbimet e talentit brazilian, Gabriel Jesus.

Për talentin brazilian si duket do të ketë një ‘El Clasico’ këtë afat kalimtar.

Kjo pasi, pas interesimit të Barcelonës për Jesus, është presidenti i ‘Los Blancos’ që po kundërpërgjigjet.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Florentino Perez tashmë ka urdhëruar drejtorin gjeneral të klubit, Jose Angel Sanchez, të filloj bisedimet me skuadrën braziliane, Palmeiras.

Fituesit e Ligës së Kampionëve ia kanë konfirmuar interesimin agjentit të sulmuesit brazilian, teksa shumë shpejt pritet të ketë një ofertë zyrtare prej 24 milionë eurove. /Telegrafi/