Real Madridi është i interesuar të nënshkruajnë me Alex Telles.
Mbrojtësi brazilian ka befasuar me paraqitje të mira në sezonin e fundit me Porton dhe kështu ka tërhequr vëmendjen e Los Blancos.
Por, problemi i vetëm është klauzola e lojtarit pasi Porto nuk pranon ta shes atë nën klauzolën prej 40 milionë euro.
Në sezonin e fundit 25-vjeçari në 45 ndeshje për Porton në të gjitha garat ka dhuruar 20 asistime dhe ka shënuar katër gola.
Për atë ka shfaqur interesim edhe skuadra italiane, Juventusi.
Telles në të kaluarën ishte edhe pjesë e Interit e Galatasarayt.
Ai luan në anën e majtë dhe shquhet për shpejtësinë dhe driblimet e bukura, pra do të jetë një ndihmesë e madhe edhe për sulmin e Realit. /Telegrafi/