Site icon Telegrafi

Reali refuzon rreth 140 milionë eurot e Chelseat për Asension

Chelsea po kërkon të përforcohet për sezonin e ri pas dështimit në këtë aktualin.

Londinezët po kërkojnë me ngulm shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese të Real Madridit, Marco Asensio.

Roman Abramovich raportohet të ketë ofruar rreth 140 milionë euro për lojtarin, i cili po shkëlqen këtë vit me Los Blancos dhe kombëtaren spanjolle.

Megjithatë, Zinedine Zidane duket se llogaritë në shërbimet e lojtarit të cilin me asnjë çmim nuk dëshiron ta lë të lirë.

Gazeta spanjolle raporton se Asensio është siguruar nga Perezi se ka një vend në ekip, ndërsa klubet tjera i ka paralajmëruar se mesfushori nuk është në shitje.

Theksojmë se 23-vjeçari deri më tani gjatë këtij sezoni në të gjitha garat ka shënuar dhjetë gola për “mbretërit”.

Ndryshe, futbollisti ka kontratë me kampionin spanjoll deri në verën e vitit 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version