Real Madridi thuhet se po peshon një lëvizje sensacionale për mbrojtësin italian të Milanit, Leonardo Bonucci, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Bonucci është transferuar në verë nga Juventusi te Milani, por ka dështuar të tregojë formë të lartë te Rossonerët, duke bërë edhe shumë gabime.
Megjithatë, skuadrat e interesime për të vazhdojnë të jenë të shumta, me gjigantin spanjoll, Real Madridin, që i është bashkuar garës për shërbimet e tij.
Sipas mediumit Fichajes.net, që citon një raport të mediumit tjetër OKDiario, “situata delikate sportive e Milanit” e bën të mundur që Bonucci të mirëpresë një transferim tjetër.
Ky medium thekson gjithashtu se mbrojtësi italian do të bëjë gjithçka të mundshme për të detyruar largimin e tij nga klubi, në rast se Madridi e telefonon.
Faqet e internetit shpjegon se Los Blancos janë të intriguar nga eksperienca e tij e madhe, “aftësia fizike dhe teknike”, e drejta për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe mungesa në Kupën e Botës, e cila do t’i lejonte ata të shtrydhin maksimumin prej tij në fund të sezonit.
Megjithatë, pavarësisht dyshimeve në lidhje me pronësinë e Milanit, ata paralajmërojnë që transferimi i tij në Santiago Brnabeu nuk është i thjeshtë apo i lirë.
Kjo pasi kuqezinjtë nuk do ta konsiderojnë shitjen e tij për më pak se 40 milionë euro që kanë paguar te Juventusi verën e kaluar. /Telegrafi/