Real Madridi e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Barcelonës në Santiago Bernabeu.
Pas disa lëvizjeve spektakolare nga lojtarët vendas, erdhi edhe dyfishimi i epërsisë.
Angazhimi i Marcelos në krah u pasua me një top të dërguar ulët në zonë, të cilin e priti Karim Benzema. Francezi u rrotullua dhe goditi për ta futur në portë (39’).
Vlen të përmendim se më herët, Lucas Vasquez e goditi shtyllën. /Telegrafi/