Site icon Telegrafi

Reali planifikon t’i shesë nëntë lojtarë të huazuar për blerjen e Haaland ose Mbappe

(Foto: Twitter/Erling Haaland/Kylian Mbappe)

Real Madridi është duke planifikuar shitjen e lojtarëve që i ka në huazim për të grumbulluar rreth 176 milionë euro.

Kjo shumë është e nevojshme në përpjekjet për transferimin e Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) apo Erling Haaland (Borussia Dortmund).

Anësori i Tottenham Hotspur, Gareth Bale dhe dyshja e Arsenalit, Martin Odegaard e Dani Ceballos, janë në mesin e lojtarëve të huazuar të Los Blancos.

(Foto: Twitter/Erling Haaland)

Dhe sipas AS, Madridi planifikon t’i shesë disa prej lojtarëve të huazuar për sigurimin e fondeve për Haaland (që mund të kushtojë rreth 180 milionë euro) apo Mbappe (që mund të kushtojë rreth 150 milionë euro).

Lexo po ashtu Pas takimit në Barcelonë për Haaland, reagon klubi i Borussia Dormund

Borja Mayoral (Roma), Jesus Vallejo (Granada), Luka Jovic (Eintracht Frankfurt), Brahim Diaz (Milan), Reinier (Borussia Dortmund) e Takefusa Kubo (Getafe) – janë emrat tjerë në listën e shitjeve. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Kylian Mbappe)
Exit mobile version