Raul Jimenez mund të rikthehet përsëri në La Liga dhe në qytetin e Madridit, por jo te Atletico ku ishte më parë.
Sulmuesi meksikan është bërë objektiv i gjigantit spanjoll Real Madrid që po e dëshiron për afatin kalimtar veror.
Los Blancos janë të impresionuar me formën e lartë të meksikanit këtë edicion me fanellën e Wolverhampton Wanderers.
Don Balon ka raportuar se trajneri Zidane e vlerëson shumë Jimenezin dhe ka kërkuar transferimin e tij në verë.
28-vjeçari në 44 ndeshje në të gjitha garat për Wolves këtë edicion ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.
Mbretërit janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 65 milionë euro për rikthimin e meksikanit në La Liga.
Kujtojmë ë Jimenez ishte pjesë e futbollit spanjoll për një vit nga 2014 deri më 2015 te Atletico Madrid para se të largohej në drejtim të Benficas. /Telegrafi/