Real Madrid thuhet se është gati të përfshijë Keylor Navas në ofertën e tyre për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Sipas Sport Mediaset, madridlenët po përgatisin një ofertë nyçë drejtim të kuqezinjve që përfshin edhe portierin aktual të Realit.
Gjithashtu në ofertën e kampionëve spanjoll përfshihen edhe 30 milionë euro ndërsa për Milani po kërkon më tepër se kaq, transmeton Telegrafi.
Theksojmë se Kosta Rikani ka qenë portieri numër 1 i Los Blancos gjatë dy vjetëve të fundit, ku ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve dhe një titull të La Ligas.
Kujtojmë se reprezentuesi italian ka refuzuar të vazhdojë kontratën me klubin. /Telegrafi/