Telegrafi

Reali i ofron Liverpoolit shkëmbimin Bale-Salah

Real Madridi dhe presidenti i klubit Florentino Perez e duan në skuadër yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, dhe për të janë gati të ofrojnë kartonin e Gareth Bale.

Salah është një nga emrat që është në agjendën e Real Madridit si një përforcim i mundshëm për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit është duke zhvilluar një sezon madhështor dhe ka tërhequr vëmendjen e më të mëdhenjve në Evropë.

Lexo po ashtu Reali e do përnjëmend Salahn

Në bordin drejtues të klubit të bardhë, egjiptiani është shumë i dashur. Aq shumë dëshirohet saqë Florentino Perez është edhe i gatshëm për të vënë një ofertë të madhe në operacionin me anglezët.

Salah është në formë jetësore këtë sezon (Getty Images)

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, presidenti Perez ka ndarë mendjen dhe po mendon t’i ofrojë Gareth Balen, Liverpoolit.

Ky medium thekson se ideja fillestare është shkëmbim i kartonëve të dy futbollistëve, pa para në mes, por kjo ofertë vështirë se pranohet nga Reds.

Lexo po ashtu Salah i përqendruar te Liverpooli: Nuk më shqetësojnë zërat që më lidhin me Realin

Florentino mendon se kohës së Bale në Bernabeu po i vjen fundi dhe gjëja më e mirë që klubi mund të bëjë është që të kërkojë marrëveshjen më të mirë për yllin nga Uellsi.

Opsioni më i mirë sipas tyre mendohet të jetë shkëmbimi me Salah, por në rast se Liverpooli nuk pranon ofertën fillestare atëherë mendohet të ofrohet edhe një shumë e parave. /Telegrafi/