Telegrafi

Reali ofron edhe Balen si pjesë të marrëveshjes për transferimin e Kane

Real Madridi është i gatshëm të bëjë një ofertë masive shkëmbimi për sulmuesin e Tottenhamit Hotspur, Harry Kane.

Mbretërit janë shumë të interesuar në shërbimet e sulmuesit anglez, Kane, dhe ky nuk është më një sekret.

Kane duke u përshëndetur me CR7!

Mediumet angleze raportojnë se Los Blancos janë gati të bëjnë çmendurina për të siguruar shërbimet e Kane.

Lexo po ashtu Tifozët e Realit zgjedhin me anë të sondazhit sulmuesin e ardhshëm, Kane prinë bindshëm i pari (Foto)

Sipas mediumit Daily Star, Real është i gatshëm të ofrojë Gareth Bale në ofertë te Tottenhami – në përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin anglez.

Bale nuk po kalon në formë të mirë edhe Reali ka humbur durimin në të

Manchester Unitedi ka qenë i lidhur rregullisht me Bale – dhe kanë kërkuar gjithmonë 24 vjeç-vjeçarin, Kane.

Frika në Old Trafford është se sulmuesi anglez Kane do të shkojë në Madrid dhe me Bale që ndoshta do të shkoj në anën tjetër, kështu që Djajtë do të humbin dy objektiva.

Lexo po ashtu Unitedi ndryshon prioritetin e transferimit, tani është Bale dhe jo Griezmann

Megjithatë, mediumi anglez raporton se nuk do të ketë marrëveshje të kësaj natyre në këtë afat kalimtar të transferimeve të janarit.

Kryetari i Spursave, Daniel Levy dhe shefi Mauricio Pochettino janë të bindur se Kane do të qëndroj së paku deri në verë. /Telegrafi/