Real Madridi është i gatshëm të bëjë një ofertë masive shkëmbimi për sulmuesin e Tottenhamit Hotspur, Harry Kane.
Mbretërit janë shumë të interesuar në shërbimet e sulmuesit anglez, Kane, dhe ky nuk është më një sekret.
Mediumet angleze raportojnë se Los Blancos janë gati të bëjnë çmendurina për të siguruar shërbimet e Kane.
Sipas mediumit Daily Star, Real është i gatshëm të ofrojë Gareth Bale në ofertë te Tottenhami – në përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin anglez.
Manchester Unitedi ka qenë i lidhur rregullisht me Bale – dhe kanë kërkuar gjithmonë 24 vjeç-vjeçarin, Kane.
Frika në Old Trafford është se sulmuesi anglez Kane do të shkojë në Madrid dhe me Bale që ndoshta do të shkoj në anën tjetër, kështu që Djajtë do të humbin dy objektiva.
Megjithatë, mediumi anglez raporton se nuk do të ketë marrëveshje të kësaj natyre në këtë afat kalimtar të transferimeve të janarit.
Kryetari i Spursave, Daniel Levy dhe shefi Mauricio Pochettino janë të bindur se Kane do të qëndroj së paku deri në verë. /Telegrafi/