Telegrafi

Reali ofron 80 milionë euro dhe Iscon ose Balen për Pogban

Është duke u raportuar së fundmi se Real Madridi ka bërë ofertë të majme te Manchester Unitedi për Paul Pogan.

Mesfushori francez vazhdon të lidhet me një largim nga Old Trafford në këtë afat kalimtar edhe pse Djajtë e Kuq nuk e duan shitjen e tij.

Juventusi ka kohë që po interesohet për 26-vjeçarin, mirëpo ky i fundit po e mendon transferimin te Los Blancos.

Paul Pogba (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Sipas Manchester Evening News, Real Madridi ka ofruar 80 milionë euro për shërbimet e francezit, e që në marrëveshje do të përfshihet Gareth Bale ose Isco.

Lexo po ashtu Raiola: Të gjithë në Manchester United e dinë që Pogba dëshiron të largohet

Edhe pse tashmë kanë bërë pesë transferime në këtë afat, Zinedine Zidane po këmbëngul që në Santiago Bernabeu ta transferojë edhe bashkëkombësin e tij.

Strategu francez është i gatshëm që t’i largojë të lojtarët nga skuadër, e që njëri prej tyre pritet që të kalojë në Old Trafford. /Telegrafi/