Sipas medieve të huaja, Real Madridi është afër përfundimit të një marrëveshjeje prej 45 milionë eurove për sensacionin 16-vjeçar të Flemengos, Vinicius Jr.
Sulmuesi adoleshent brazilian ka befasuar të gjithë me talentin e tij gjatë paraqitjeve të tij me skuadrën braziliane, Flamengo, duke bërë që shumë skuadra të interesohet për shërbimet e tij, ndër to gjigantët spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid.
Megjithatë, sipas asaj që raporton Globoesporte, braziliani nën 17 vjeç do të shkojë në Bernabeu në verën e vitit 2018, kur ai feston ditëlindjen e tij të 18, përcjell Telegrafi.
Adoleshenti brazilian thuhet se ishte i interesuar të ndiqte hapat e bashkëkombësit të tij Neymar në Barcelonë, por klubi katalanas njoftohet se i ka ofruar Flamengos një pagesë prej vetëm 25 milionë eurove dhe pagat që nuk janë më të larta se ato që ofrohen nga skuadra e kryeqytetit spanjoll.
Ndërsa, “Mbretërit” kanë reaguar duke formuluar një ofertë rreth 45 milionë eurove, duke fituar garën për të fituar shërbimet e tij.
Skuadra braziliane thuhet se është e gatshme të fitojë para nga Vinicius Jr për shkak të borxhit të tyre të konsiderueshëm. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=N8UmjjRcJCo