Site icon Telegrafi

Reali nuk do ta blejë De Gean

David de Gea nuk do të jetë lojtar i ri i kampionit spanjoll Real Madridi.

Kështu raportojnë mediat britanike, të cilat i referohen shumës së kërkuar prej anës së Manchester Unitedit.

Unitedi ka kërkuar 75 milionë euro për reprezentuesin spanjoll, e cila gjë ka bërë të tërhiqet kampioni evropian, transmeton Telegrafi.

Mbetet të shihet se sa do të jenë të sakta këto shkrime, kur dihet se mund të ketë bisedime të fshehta në Shkup, ku për Superkupën e Evropës do të takohen Unitedi dhe Reali.

Los Blancos pritet t’i besojë portierit Keylor Navas kurse po monitoron situatën e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma. /Telegrafi/

Exit mobile version