Hierarkia e Real Madridit ka hequr dorë nga ideja e transferimit të organizatorit të Chelseat, Eden Hazard.
Raporti vjen nga AS, që theksonseky vendim i krerëve të Realit vjen si një përpjekje për ta bërë prioritet rolin e Iscos në Madrid .
Kompleksiteti i marrëveshjes për belgun ka shuar interesimin e Realit për këtë transferim.
Chelsea do të kërkonte 200 milionë euro për lojtarin dhe duke parë kohën e shkurtër, një marrëveshje për Hazardin do të ishte e vështirë të arrihej.
Reali po ashtu beson se trajneri, Julen Lopetegui do të maksimalizojë potencialin e Iscos, i cili shkëlqeu nën drejtimin e bosit të kombëtares spanjolle.
Kampioni i Evropës, Real Madridi nuk do të bëjë një transferim “galaktik” këtë verë dhe do të vazhdojë që t’i besojë ish-yllit të Malagas përkrah Marco Asensios.
Isco konsiderohet një prej yjeve më të nënvlerësuara të Realit, pasi që ndër vite nuk ka qenë prioritet për formacionin bazë. /Telegrafi/