Kepa Arrizabalaga është rikthyer te Chelsea pas huazimit një vjeçar te Real Madridi.
Portieri spanjoll shpresonte të qëndronte në Madrid, por Reali nuk e ka aktivizuar klauzolën e blerjes përfundimtare të tij.
Los Blancos donin ta mbanin Kepan vetëm nëse largohet Andriy Lunin, mirëpo ukrainasi ka vendosur të qëndroj në Santiago Bernabeu.
Kësisoj portieri spanjoll nuk është as në planet e Chelseat dhe i është kërkuar të largohet.
Sipas asaj që ka njoftuar Defensa Central, Kepa karrierën pritet ta vazhdoj në elitën e futbollit italian, Serie A.
Fiorentina pritet të jetë skuadra e re e Kepas, me klubin vjollcë që ka filluar bisedimet me Chelsean.
Skuadra italiane e kërkon Kepan si huazim me të drejtë blerje, derisa i ka premtuar atij edhe një fanellë titullari. /Telegrafi/