Cristiano Ronaldo pritet të jetë prezent në Santiago Bernabeu për ta shikuar ‘el Clasicon’ ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.
Marca raporton se superylli portugez do të jetë i pranishëm në stadiumin ku përjetoi shumë festa gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme (2009-2018).
Natyrisht se prezenca e tij do t’i sjellë kujtime nga përballjet me rivalin e përbetuar, me të cilin këtë sezon Reali po lufton për titullin e La Ligas.
Gjatë karrierës së tij me Los Blancos, 35-vjeçari e ka fituar dy herë La Ligan, dy herë Kupën e Mbretërit dhe dy herë Superkupën e Spanjës nga trofetë vendore.
Ai e ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve me Realin, dy herë Superkupën e Evropës dhe tri herë Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/
💥💥¡LLEGA CRISTIANO RONALDO al Santiago Bernabéu!
¡Estamos en DIRECTO en YouTube #ChiringuitoInside! https://t.co/L6WbGoAtSE pic.twitter.com/jIxdCrMuYQ
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) March 1, 2020
Cristiano Ronaldo silencing the Camp Nou with the title winning goal. The iconic ‘Calma,calma.’
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) March 1, 2020
Cristiano Ronaldo will go to Bernabeu tonight 😭😭 pic.twitter.com/DF3HoIYiBn
— RM Cristiano (@Cr7Fran4ever) March 1, 2020