Zinedine Zidane është larguar nga Real Madridi pas një suksesi të madh duke fituar tri Liga të Kampionëve radhazi.
Rrugën e trajnerit francez pritet ta ndjekin edhe sulmuesit Karim Benzema, Gareth Bale e Cristiano Ronaldo.
Los Blancos duket se do të bëjnë revolucion në klub dhe tanimë kanë gjetur sulmuesin kryesor për të ardhmen.
Fjala është për gjermanin Timo Werner i cili është objektivi kryesor i Realit.
Mediat spanjolle kanë raportuar se kampionët e Evropës kanë një plan për transferimin e Wernerit.
Reali është i gatshëm të paguajë 75 milionë euro për ta mposhtur konkurrencën e Bayernit dhe Milanit.
22-vjeçari ka shkëlqyer edicionin që lamë pas me RB Leipzig duke shënuar 21 gola dhe duke dhuruar 10 asistime.
Kontrata aktuale e Werner me klubin gjerman skadon në qershor të vitit 2010. /Telegrafi/