Telegrafi

Reali mëson kundërshtarët për kampionatin botëror për klube

Real Madridi humbi rastin për të fituar trofeun e parë të sezonit të ri, ku pësoi humbje në Superkupën e Evropës kundër Atletico Madridit.

Madrilenët mund të fitojnë titullin e parë për këtë sezon, të tretin rresht në kampionatin botëror për klube.

Los Blancos do të fillojnë mbrojtjen e titullit kundër fituesit mes Guadalajaras dhe kampionit të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Turneu, ashtu si vitin e kaluar, luhet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe hapet me një duel në “play-off” midis vendasve të Al Ainit dhe skuadrës së Zelandës së Re, Welington.

Më i mirë nga kjo ndeshje do të takohen me kampionin afrikan (ende nuk ka përfunduar gara), dhe pastaj në gjysmëfinale, do të takohen me më të mirin e Amerikës së Jugut.

Kampionati Botëror i Klubeve në Emiratet e Bashkuara Arabe luhet nga 12 deri më 22 dhjetor.

Ndryshe, Reali e ka fituar tre herë deri më tani këtë format të kampionatit ndërsa po aq herë ka ngadhënjyer edhe në Intercontinental Cup. /Telegrafi/