Real Madridi ka hyrë në bisedime serioze me Paris Saint-Germainin për ta transferuar ish-sulmuesin e Barcelonës, Neymar.
Braziliani u largua nga Blaugranët për shumën rekorde prej 222 milionë eurosh në vitin 2017, mirëpo ka shprehur dëshirë që të kthehet sërish në La Liga.
Ndërkohë që PSG ka qenë në bisedime me Barcën për kthimin e 27-vjeçarit, Reali ka ndërhyrë sërish dhe është duke udhëhequr garën për nënshkrimin e tij.
El Chiringuito bën të ditur se bisedimet ndërmjet dy klubeve kanë avancuar, ndërsa gazeta tjetër spanjolle, Sport, raporton se Los Blancos kanë ofruar 120 milionë euro dhe Luka Modricin për Neymarin.
Presidenti i Realit, Florentino Perez, është duke u angazhuar me të gjitha forcat që ta transferojë brazilianin në Santiago Bernabeu, duke qenë se akoma nuk ka gjetur zëvendësues të denjë të Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/