Telegrafi

Reali merr ofertën e parë zyrtare për Cristiano Ronaldon

Zyrtarët e Milanit janë duke menduar një marrëveshje të mundshme shkëmbimi që përfshin Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Donnarumman.

Kështu së paku thotë drejtori i klubit italian Massimiliano Mirabelli, i cili e sheh të mundshëm një shkëmbin të tillë të lojtarëve.

Reprezentuesi italian nuk e ka vazhduar kontratën me kuqezinjtë dhe pritet të largohet gjatë verës, ndërsa portugezi raportohet se dëshiron të largohet prejmadrilenëve, transmeton Telegrafi.

Mirabelli për Corriere dello Sport ka pohuar se “Nëse Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe këta të fundit e duan Donnarumman, atëherë ne jemi të gatshëm të flasim me presidentin Florentino Perez”.

Ndryshe, Ronaldo është i hidhëruar me mbrojtjen që i bëri skuadra spanjolle në rastin kur po akuzohej për evazion fiskal. /Telegrafi/