Site icon Telegrafi

Reali mendon se Hazard nuk kushton sa Neymari dhe Mbappe

Eden Hazard (Getty Images)

Chelsea duket se me sukses ka zmbrapsur interesimin e Real Madridit për Eden Hazardin.

Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez ishte i etur për ta sjell belgun gjatë verës – madje edhe para largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit.

Megjithatë, analisti francez i futbollit Fred Hermel zbuloi për RMC-së se refuzimi i The Blues për të ulur çmimin e tyre të kërkuar frenoi Florentinon.

“Eden Hazard ishte një ndër lojtarët që u pëlqente shumë Real Madridit. Por Chelsea ka kërkuar 220 milionë euro. Për udhëheqësit e Madridit ka vetëm dy lojtarë që mund të justifikojnë një shpenzim të tillë: Neymar dhe Kylian Mbappe”.

“Ata kanë bërë gjithçka që të kenë Neymarin, por lojtari nuk dëshiron të përplaset me udhëheqësit e PSG-së. Përveç kësaj, Perez është mik i mirë i Nasserit (Al-Khelaifi) dhe nuk dëshiron t’i prish marrëdhëniet”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve

Theksojmë se Lops Blancos janë të gatshëm të paguajnë rreth 120 milionë euro për shërbimet e Hazardit.

Ndryshe, Reali tashmë ka transferuar një futbollist të skuadrës së Chelseat, portierin Thibaut Courtois. /Telegrafi/

Exit mobile version