Real Madrid mund ta shtoi numrin e futbollistëve uellsian në skuadër.
Gjiganti spanjoll është duke monitoruar situatën e mesfushorit uellsian, Aaron Ramsey.
25-vjeçari është duke munguar për Arsenalin për shkak të një lëndimi, mirëpo ai është një objektiv i Real Madridit.
Sipas mediave spanjolle, ka qenë kërkesa e Gareth Bale pas rinovimit të kontratës që ta ketë në Madrid edhe bashkëkombësin e tij Aaron Ramsey.
Presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez i ka premtuar uellsianit se do të bëjë të pamundurën për transferimin e Ramseyt në ‘Santiago Bernabeu’.
Ramsey është njëri nga futbollistët kyc të Arsenalit në mesfushë dhe vështirë se londinezët do ta lënë të lirë atë.
Gjithsesi për transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll, Real Madrid është gati të ofrojë 45 milionë funte. /Telegrafi/