Real Madridi është mysafir i Celta Vigos në Balaidos për ta zhvilluar ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 21-të e kampionatit spanjoll.
Ky takim është dashur të zhvillohej më 5 shkurt, mirëpo u anulua për shkak të dëmtimeve që i kishte bërë stuhia në stadiumin Balaidos.
Duke qenë se Los Blancos ishin shumë të angazhuar dhe Celta ishte pjesë e Europa League, kjo sfidë është dashur të caktohej pikërisht para xhiros së fundit, kur Mbretërit kanë pikë të barabarta me Barcelonën, por kanë dy ndeshje për të zhvilluar (ndaj Celtas dhe ndaj Malagas), derisa Blaugranët kanë vetëm edhe një përballje (ndaj Eibarit).
Reali duhet ta fitojë me çdo kusht këtë përballje për të marrë kreun e tabelës dhe pastaj do t’i nevojitej vetëm edhe një pikë në ndeshjen e fundit për t’u shpallur kampion i La Ligas.
Celta, nga ana tjetër, e ka siguruar mbijetesën dhe e ka të pamundur kualifikimin në Evropë, ashtu që nuk ka ndonjë ambicie për këtë takim.
Trajnerët Ernesto Marcucci dhe Zinedine Zidane kanë zgjedhur lojtarët e tyre, nga të cilët presin të japin maksimumin në këtë takim.
Formacioni bazë i Celta Vigos: Sergio; Mallo, Cabral, Roncaglia, Jonny; Jozabed, Hernandez, Wass; Aspas, Sisto, Guidetti.
Formacioni bazë i Real Madridit: Navas; Danilo, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Modric, Kroos; Isco, Ronaldo, Benzema.
/Telegrafi/