Site icon Telegrafi

Reali kërkon sulmues në Brazil, Pedro Guilherme i Fluminenses është shënjestra e Los Blancos

Pedro Guilherme (Foto: Twitter/M•A•J¹³)

Sulmuesi i Fluminenses, Pedro Guilherme, mund t’i bashkohet Real Madridit për një shumë prej rreth 20-25 milionë euro, mirëpo ekziston edhe konkurrenca nga Sevilla, Roma dhe Milani.

Los Blancos duan të vazhdojnë politikën e tyre të angazhimit të lojtarëve të rinj të talentuar nga e gjithë bota, ndërsa objektivi i radhës është braziliani 21-vjeçar.

https://twitter.com/RMadridHome_/status/1037859963924897792

Gjatë sezonit të fundit, sulmuesi ka shënuar 12 gola në 23 ndeshje (10 gola në Liga Brasileirao dhe dy në Copa Sudamericana).

Lexo po ashtu Lajmet për Realin

Mbretërit e kanë monitoruar zhvillimin e lojtarit, i cili ka kontratë me Fluminensen deri në vitin 2021.

Ai ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, mirëpo Reali nuk do ta paguajë atë shumë, teksa bëhet e ditur se klubi i tij do të pranonte oferta në vlerë prej 20-25 milionë euro.

Përkundër transferimit të Mariano Diaz, Los Blancos nuk e kanë humbur interesimin për lojtarin 21-vjeçar.

Sidoqoftë, siç ndodh rëndom, Reali duhet të mposhtë konkurrencën e klubeve tjera evropiane që kërkojnë shërbimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version