Real Madridi është i bindur se Sergio Aguero do të jetë në dispozicion nga Manchester City vitin e ardhshëm dhe janë gati të bëjnë ofertë në drejtim të tij.
Mbretërit janë duke shikuar me vëmendje presionin e Man Cityt për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.
Kjo pasi një transferim i sulmuesit kilian në Etihad do të thoshte se argjentinasi Aguero do ishte i lirë për shitje.
Kështu, sipas mediumit spanjoll Don Balon, Los Blancos po mbajnë shënime në ish-sulmuesin e Atletico Madridit, i cili çdo sezon garanton gola.
Presidenti Florentino Perez është një admirues i vjetër i 29-vjeçarit dhe po përgatitet të nisë një ofertë në drejtim të tij.
Oferta në drejtim të Aguero mendohet se do të jetë prej 60 milion funtesh apo rreth 70 milionë euro për ta sjellë atë përsëri në kryeqytetin spanjoll.
Manchester City thuhet se është i gatshëm të bëjë një marrëveshje sapo të konfirmohet blerja e yllit të Arsenalit, Sanchez.
Një gjë është e sigurt, se aksi Angli-Spanjë me protagonistë Realin dhe Cityn pritet të jetë shumë i zënë. /Telegrafi/