Real Madrid nuk e ka nisur mirë edicionin e sivjetmë në La Liga.
Klubi madrilen ka mbetur mbrapa rivalit të përbetuar Barcelonës me 10 pikë dhe kjo gjë nuk po i pëlqen Florentino Perezit.
Presidenti i Realit po mendon për një revolucion pas përfundimit të këtij stinori.
Dy emrat më të dashur nga Perez për t’i transferuar në Madrid janë anglezët Harry Kane dhe Dele Alli.
E përditshmja angleze ‘Daily Mail’, ka zbuluar edhe ofertën shokuese që ‘Los Blancos’ pritet ta dërgojnë tek Tottenham për dy xhevahiret e sajë.
Kampioni aktual i Evropës do të dërgojë në zyrat e Tottenham një ofertë prej 360 milionë eurove për t’i rrëmbyer dy futbollistët e talentuar anglez.
Sulmuesi Kane edhe më parë ka qenë në planet e Real Madridit por që skuadra angleze i ka refuzuar ofertat e gjigantit madrilen.
Ndërkohë Alli 21-vjeçar po shihet si e ardhmja e futbollit anglez pasi në tre stinorët e fundit ka shkëlqyer me Spurs.
Mbetet të shihet nëse Tottenham do të tundohet nga kjo ofertë e jashtëzakonshme e Realit.
Gjithsesi dy yjet e Kombëtares angleze po kërkohen edhe në kampionatin vendor nga Manchester United, Manchester City dhe Chelsea.
/Telegrafi/