Gjiganti spanjolle, Real Madridit po përgatit një ofertë masive për sulmuesin e Manchester Unitedit, francezin Anthony Martial.
Real Madridi po mendon që nga tani për transferimet e vitit të ardhshëm, pasi ekipi aktual ka filluar të ‘plaket’.
Sipas mediumit britanik The Mirror, Reali Madridi ka humbur garën për talentin francez, Kylian Mbappe, i cili u transferua te Paris St-Germain dhe tani ka kthyer shikimin diku tjetër.
Burimet e mediave në Spanjë thonë se Martial është sulmuesi që hierarkia e Madridit do ta synojë për ta transferuar në vitin e ardhshëm.
Mbretërit janë gati të ofrojnë plot 80 milionë funte apo rreth 90 milionë euro dhe presin që Unitedi ta shesë atë për këtë shifër.
Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, beson se 21-vjeçari francez, Martial, mund të jetë një yll i madh botëror dhe do të përshtatet në mënyrë të përkryer në vizionin e tij për të ardhmen në Bernabeu.
Me Cristiano Ronaldo që do të mbush 33 vjet në muajin shkurt, Karim Benzeman 30 vjet në muajin e ardhshëm, Luka Modric 32 vjet dhe Gareth Bale i penguar nga lëndimet, Zidane dëshiron të injektojë ekipin e tij me më shumë të rinj dhe me më shumë shpejtësi.
Zidane e ka në shënjestër Martialin si yllin e ri për të udhëhequr Los Blancos në të ardhmen, pasi beson shumë të potenciali i tij, ndërsa thuhet se francezi kërkohet edhe nga Barcelona dhe Arsenali. /Telegrafi/