Real Madrid vazhdon të punojë për goditjet e radhës në tregun e transferimeve.
Sulmi, për momentin është sektori që Los Blancos dëshirojnë të përmirësojnë.
Sipas mediave angleze, madrilenët kanë piketuar francezin e Manchester United, Anthony Martial, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane, që dëshiron të transferojë në Madrid sulmues të rinj dhe të shpejtë.
21-vjeçari, i cili nuk e ka të garantuar vendin e titullarit te Djajtë e Kuq, mund të kalojë në Spanjë gjatë tregut të verës për shumën e 90 milionë eurove.
Martial ka shënuar këtë sezon me Man Utd pesë gola dhe dy asistime në Ligën Premier.
Ndërsa në Ligën e Kampionëve në pesë paraqitje ka shënuar vetëm një gol, por ka dhuruar tri asistime.
Francezi kalo te Man Utd nga Monaco në shtator të 2015 për 43 milionë euro. /SS/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=runcHKduBOQ