Telegrafi

Reali interesohet për Eric Baillyn

Eric Bailly. (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Zinedine Zidane është duke kërkuar një qendërmbrojtës të ri për Real Madridin.

Trajneri francez është pajtuar me faktin se Raphael Varane do të largohet në fund të sezonit nga Santiago Bernabeu.

Dëshira e Zidanes është mbrojtësi i Manchester United, Eric Bailly që nuk po pëlqehet nga trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer.

Real Madrid po planifikon transferimin e Bailly në fund të sezonit.

Eric Bailly. (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër Manchester United po synon transferimin e Varanes në fund të sezonit.

The Sun ka raportuar se dy klubet mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve.

Bailly mund të shkoj në Madrid ndërsa Varane në United, kurse klubi anglez do tv duhej t’i derdhte në arkat e madrilenëve edhe 30 milionë euro.

Për Baillyn do të ishte një rikthim në La Liga, pasi më parë ka luajtur për Espanyolin dhe Villarealin. /Telegrafi/