Real Madridi është duke kërkuar blerës për dy yjet e tyre, Gareth Bale dhe James Rodriguez.
Të dy lojtarët janë të tepërt në Madrid, pasi trajneri Zinedine Zidane nuk llogarit në asnjërin nga ta për edicionin e ri.
Marca ka raportuar se Reali tanimë ka vendosur t’i shes lojtarët dhe dyshja pritet të jenë të parët që do të largohen nga Santiago Bernabeu.
Tanimë Reali i ka vendosur edhe çmimin e largimit uellsianit dhe kolumbianit dhe që të dy vlejnë nga 50 milionë euro.
Interesim për lojtarët kanë shprehur skuadrat angleze si Newcastle e Tottenham Hotspur për Balen, ndërsa Everton e Arsenal për James Rodrigez.
Por kolumbiani kërkohet edhe nga rivalët lokal të Realit, Atletico Madrid por që bardhekuqtë nuk duan të paguajnë shumën prej 40 milionë eurove.
Gjithsesi dy yjet e Los Blancos mund të vendosin ta vazhdojnë karrierën edhe jashtë Evropës, pasi skuadrat amerikane si LA Galaxy, Inter Miami apo New York Red Bull kanë shprehur interesim për transferimin e tyre. /Telegrafi/