Telegrafi

Reali humb ndeshjen e parë ndaj Celta Vigos (Video)

Real Madridi është mundur në ndeshjen e parë në Kupën e Mbretit ndaj Celta Vigos me rezultat 1-2.

Los Blancos ishin më të mirë, por mysafirët ishin skuadra konkrete.

Pjesa e parë ishte me raste, por pa gola nga asnjëra skuadër.

Goli i parë në takim erdhi nga mysafirët, të cilët në minutën e 64 kaluan në epërsi me golin e Iago Aspas.

Vendasit barazuan në 1-1 vetëm pas pesë minutash me golin e bukur të Marcelos. Por, Celta befasoi edhe një herë në minutën e 70-të, këtë herë me golin e Jonnyt.

Ky takim ishte në kuadër të çerekfinales, kurse ndeshja e dytë është me 25 janar. /Telegrafi/